Kandidat për këshilltar në Kërçovë njëkohësisht edhe anëtar i vendvotimit – reagon KKZ

nga Redaksia

Kërçovë, 19 tetor – Në Komunën e Kërçovës është identifikuar një shkelje e procedurave zgjedhore, pasi një kandidat për këshilltar nga njëra prej listave garuese ishte në të njëjtën kohë edhe anëtar i një këshilli zgjedhor në një vendvotim, shkruan Alsat.

Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) Kërçovë ka reaguar menjëherë pas konstatimit të kësaj situate dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme, duke e larguar personin nga përbërja e vendvotimit.

Ky veprim është në përputhje me rregullat zgjedhore, të cilat ndalojnë përfshirjen e kandidatëve në procesin administrativ të votimit, me qëllim të ruajtjes së integritetit dhe neutralitetit të procesit zgjedhor.

Autoritetet lokale theksojnë se përveç këtij rasti të izoluar, procesi zgjedhor në Kërçovë po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa pengesa./ Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More