Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

nga Xh M

Tearcë, 12 tetor – Kandidati i VLEN për Komunën e Tearcës, Daut Memishi sonte ka realizuar takim me strukturën e degës së partisé turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljaz. Në këtë takim është diskutuar për zgjedhjet e 19 tetorit dhe bashkpunimin në zgjedhjet lokale. Memishi ka deklaruar se komuniteti turk jane të respektuar dhe se do të punoj për ta pasi të merr qeverisjen me komunën.

“Sonte pata kënaqësinë të realizoj një takim me degën e partisë turke TDP në Tearcë, për të bashkëbiseduar me strukturat e kësaj partie rreth bashkëpunimit në zgjedhjet e 19 Tetorit. Në takim ishte i pranishëm edhe deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Bejxhan Iljaz. Komuniteti turk është një pjesë e respektuar dhe e rëndësishme e komunës sonë, ndaj u zotova para tyre se do të punoj me përkushtim për përmirësimin e jetës së tyre, sepse ne jemi ndryshimi!
Na priftë e mbara të gjithëve drejt fitores së madhe të 19 Tetorit!” ka thene Memishi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More