Kaos trafiku në Shkup, qytetarët të bllokuar deri në 45 minuta

nga Xh M

Shkup, 2 tetor – Pasditen e sotme kryeqyteti u përfshi nga një kolaps i plotë në komunikacion. Shiu që bie pandërprerë tashmë 24 orë e ka rënduar edhe më shumë situatën, por nuk i ndaloi banorët e komunës së Aerodromit që të vazhdojnë me bllokadat në urën “Binjakët”. Edhe sot ata shprehën revoltën e tyre për shkak të djegies së shpeshtë të deponisë ilegale “Vardarishtë”.

Nga nisma qytetare “Stop për Vardarishten” thonë se protestat po zgjasin tashmë një muaj dhe paralajmërojnë bllokada edhe më radikale nëse institucionet nuk i pranojnë kërkesat e tyre – mbylljen e deponisë, vendosjen e një kontrolli të pandërprerë 24-orësh dhe rrethimin e hapësirës.

Më kritike është gjendja në segmentin nga Qendra drejt Autokomandës përmes “East Gate” dhe Aerodromit, ku bllokimi është më i madh. Qytetarët paralajmërohen të shmangin këtë pjesë të qytetit dhe të përdorin rrugë alternative.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More