Kapaciteti i instaluar i energjisë fotovoltaike dhe i energjisë së erës mbështesin zhvillimin e gjelbër

nga L. M

Sipas një raporti të publikuar të dielën nga një grup ekspertësh, theksohet se Kina ka kontribuar në ndërtimin e një bashkësie me fate të përbashkëta të njerëzimit dhe në promovimin e zhvillimit të vazhdueshëm në fushën e zhvillimit të gjelbër.

 

Sipas raportit, Kina ka promovuar konsensusin global për zhvillimin e gjelbër, ka stimuluar gjallërinë e transformimit të gjelbër dhe ka udhëhequr qeverisjen globale të mjedisit dhe ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë” të gjelbër, duke treguar vlerën botërore të konceptit “Ujërat e kthjellëta dhe malet e gjelbra janë pasuri të paçmueshme”.

Në procesin e promovimit të transformimit global të energjisë së gjelbër, është përshpejtuar zhvillimi j energjisë së re, duke pasuruar furnizimin global me energji dhe duke lehtësuar presionin e inflacionit global. Kapaciteti i instaluar i energjisë fotovoltaike dhe i energjisë së erës është renditur në vendin e parë në botë për dhjetë vjet me radhë, duke kontribuuar mbi 45 % për rritjen e konsumit global të energjisë jofosile, vihet në dukje në raport.

Njëkohësisht, Kina ka zhvilluar bashkëpunim me mbi 100 vende e rajone të botës në fushën e energjisë së gjelbër. Sipas raportit, një sërë projektesh bashkëpunimi janë vënë në përdorim, duke zbutur në mënyrë efektive mungesën e energjisë elektrike dhe koston e lartë të energjisë në vendet përkatëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More