Kapaciteti i instaluar i energjisë së erës, investim serioz për mjedisin

nga D. V.

Kapaciteti i instaluar për prodhimin e energjisë nga era i Kinës është renditur vazhdimisht i pari në botë për një periudhë mbresëlënëse 15-vjeçare, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Këshilli i Energjisë Elektrike i Kinës të dielën.

Kjo arritje nxjerr në pah angazhimin e vendit për rritje të shpejtë e të qëndrueshme të energjisë së erës, me një shtim mesatar vjetor që i tejkalon 100 milionë kilovatët.

Deri më tani, kapaciteti i ri i prodhimit të energjisë nga era i lidhur me rrjetin në Kinë i ka tejkaluar 57.84 milionë kilovatët, dhe kapaciteti i përgjithshëm i energjisë nga era i lidhur me rrjetin ka arritur në 580 milionë kilovatë, duke përbërë 15.7 për qind të kapacitetit prodhues të instaluar të vendit, sipas të dhënave më të fundit.

Prodhimi i energjisë nga era prej ndërmarrjeve të mëdha industriale, ose ato me të ardhura vjetore nga biznesi i tyre kryesor prej të paktën 20 milionë juanësh (rreth 2.81 milionë dollarë), përbën 10.1 për qind të konsumit të përgjithshëm të energjisë elektrike në vend.

“Deri në vitin 2035, pjesa e energjisë jofosile në konsumin e përgjithshëm të energjisë në Kinë pritet të arrijë mbi 30 për qind, dhe kapaciteti i përgjithshëm prodhues i instaluar i energjisë së erës dhe energjisë diellore do të jetë më shumë se gjashtë herë më i lartë se nivelet e vitit 2020, duke synuar mbi 3.6 miliardë kilovatë,” tha Qin Haiyan, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Kineze të Energjisë së Erës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More