Kartolinë feste për 28-29 nëntorin nga 150 artistë të rinj

nga D. V.

Në prag të festave të 28-29 Nëntorit, nxënësit dhe gjimnazistët janë duke sjellë shfaqje të veçanta që nderojnë ditët e shënuara në kalendarin historik të vendit.

Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale atë që e cilësoi kartolinë feste nga artistët e rinj të Liceut Artistik dhe qendrës “Albanian Night”.

“Një tjetër kartolinë feste, këtë herë nga bashkëpunimi mes 150 artistëve të rinj të Liceut Artistik “Jordan Misja” dhe Qendrës Kulturore Albanian Night, pjesë e programit jashtëshkollor Art e Zeje”, shkroi Rama.

Në mjediset e qendrës kulturore, me veshje tradicionale shqiptare të të gjitha krahinave, të rinjtë interpretuan me instrumentet e tyre këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”.

Gjatë këtyre ditëve, Kryeministri ka ndarë me publikun edhe shfaqje të tjera të veçanta të festimeve për festën kombëtare dhe atë të çlirimit.

Atmosfera e Festave të Nëntorit, po ndihet në çdo shkollë në kryeqytet.

Krahas simboleve kombëtare, si flamujt dhe veshjet kuqezi të nxënësve, programet si “Art dhe Zeje”, përmes vizatimeve e pikturave, po nxisin edhe më shumë kreativitetin e fëmijëve me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë dhe 81-vjetorit të Çlirimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More