Kasami: Definicioni “20%” do të hiqet dhe do të futet në Kushtetutë përkufizimi “gjuhë shqipe”

nga Xh M

Shkup, 6 mars – Në dakordësi me kryeministrin Mickoski, definicioni “20%” do të hiqet dhe do të futet në Kushtetutë përkufizimi “gjuhë shqipe”. Kështu deklaroi kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në Top News.

Ai theksoi se Ligji për Përfaqësim Adekuat të Shqiptarëve është në faza përfundimtare.

“BDI ka ofruar zgjidhje gjysmake, që do të duhet të rregullohen me ndryshimin e ligjeve nga Kushtetuta. Në Kushtetutën aktuale gjuha shqipe është përmendur si gjuha e “20%”, që nuk reflekton me numrin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Me hapjen e kushtetutës, çështja e shqipëtarëve dhe te pa arriturat e BDI-së në Maqedoninë e Veriut, do të avancohen”, tha ndër të tjera Kasami.

Kasami apeloi që Gjykata Kushtetuese të kalojë përtej bindjeve politike dhe të marrë vendime që do të pasqyrojnë realitetin e gjuhës dhe statusit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More