Kasami: Izet Mexhiti është kandidati i vetëm për Çairin

nga Redaksia

Shkup, 9 shator – Në hapjen solemne të shtabit zgjedhor në Çair, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bashkuar, burra dhe gra, të rinj e të reja, që të dalin në çdo lagje dhe të përkrahin kandidatin e vetëm të denjë për kryetar të Çairit, Izet Mexhitin., njofton SHENJA.

Ai theksoi se mesazhi i tyre duhet të jetë i qartë: për Çairin ka vetëm një kandidat fitues.

“Kandidati tjetër, Bujar Osmani, mund të bëjë gjithçka, por jo kryetar të Çairit. Këtë e di më së miri vetë Bujari, i cili është futur në këtë garë,” tha Kasami, duke nënvizuar bindjen për fitoren e Izet Mexhitit në zgjedhjet lokale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More