Kasami: Kujdesi për të moshuarit mbetet prioritet i yni

nga Xh M

Tetovë, 10 tetor – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me kryetaren e Këshillit Social të Komunës, ka vizituar dy familje përfituese të programit “Ndihma dhe kujdesi në shtëpi”, që realizohet nga Shoqata Qytetare “Milenium”.

Ky program, i cili ka rezultuar i suksesshëm, u ofron të moshuarve që jetojnë vetëm dhe personave me sëmundje të rënda apo kronike kujdes dhe mbështetje të vazhdueshme në shtëpitë e tyre, duke u mundësuar atyre një ambient të sigurt dhe të rehatshëm.

Kasami theksoi se nën udhëheqjen e tij, komuna do të vazhdojë të mbështesë çdo iniciativë që përmirëson mirëqenien e qytetarëve.

“Kujdesi për të moshuarit dhe kategoritë tjera sociale është dhe do të mbetet prioritet i yni,” – deklaroi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More