Tetovë, 21 shtator – Bilall Kasami, kandidat i VLEN-it për kryetar të Tetovës, së bashku me kandidatët për këshilltarë komunalë, rininë aktive dhe aktivistet e palodhshme, marshuan drejt Banjës së Tetovës, për të kaluar disa çaste të së dielës së bashku me qytetarët.
Sipas Kasamit, Banja e Tetovës sot është simboli që dallon dy epokat e qytetit: epokën e kaosit, neglizhencës dhe papërgjegjësisë dhe epokën e punës, kujdesit dhe pastërtisë, të cilën e nisën në vitin 2021.
“Mur i rregulluar dhe i zbukuruar. Park lojërash për fëmijë. Zhveshtore të reja për vizitorët. Rrethina e Banjës mbahet pastër si asnjëherë më parë. Tetova meriton një udhëheqës që e do të bukurën, e do punën, e do zhvillimin. Tetova nuk kthehet prapa në epokën e zymtë, Tetova s’ndalet!” – u shpreh Kasami.