Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

nga Redaksia

Tetovë, 12 tetor – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sonte ka mbajtur tubim në fshatin Shipkovicë, së bashku me banorët e fshatrave tjerë të malësisë Gajre, Lisec, Brodec, Veshallë dhe Bozovcë, ku ka marrë mbështetje të plotë për zgjedhjet lokale.

Në një postim në Facebook, Kasami thotë se për fshatrat e malësisë janë realizuar shumë projekte, ndërsa paralajmëron edhe më shumë në mandatin e dytë.

“Sonte në Shipkovicë, bashkë me banorët e Gajres, Lisecit, Brodecit, Veshallës dhe Bozovcës, dëshmuam edhe njëherë se zhvillimi nuk është më premtim, është realitet që po ndodh. Sepse ne kemi bërë atë që të tjerët vetëm e premtuan! Ata e harruan malësinë, ne e ngritëm. Ata i shfrytëzuan fshatrat vetëm për votë, ne i kthyem në prioritete të investimeve tona. Ata flisnin për ndryshim, ne e sollëm ndryshimin!”.

“Në këto katër vite, malësia ka parë punë e jo propagandë: nisëm asfaltimin e rrugës në Shipkovicë (përfundon së shpejti), asfaltuam rrugën dhe ndërtojmë shkollën në Sellcë, përfunduam rikonstruimin e rrugës Brodec – Veshallë. Këto janë vetëm disa nga projektet që i kemi shndërruar në realitet, ndërsa ajo që vjen është edhe më e mirë”, ka shkruar Kasami.

Në mandatin e dytë, Kasami pa paralajmëruar zhvillim të Kodrës së Diellit, ndërtim të teleferikut nga qyteti në Qendrën Turistike, rrugën Tetovë – Prizren, qarkore të re në fshatin Shipkovicë, si dhe qarkore të re nga fshati Lisec për në Kodrën e Diellit.

“Banorët e fshatrave të malësisë e dinë mirë kush punon, prandaj më 19 tetor, të gjithë me NJË ZË do të përcaktohen për numrin 7, për të mbështetur zhvillimin!”, ka shkruar Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More