Kasami në mbështetje të kandidatëve të VV në Kaçanik dhe Prizren

nga Xh M

Prizren, 7 nëntor – Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen të dielën në Kosovë, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka marrë pjesë në tubimet përmbyllëse të kandidatit Jeton Raka në Kaçanik dhe të kandidatit Artan Abrashi nga Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren.

Kasami theksoi se ky moment i rëndësishëm demokratik është dëshmi e pjekurisë politike dhe institucionale të Kosovës, ndërsa vlerësoi se bashkëpunimi ndërkomunal ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë dhe të zgjerohet në të gjitha fushat.

“Kosova dhe Maqedonia e Veriut, përveç historisë së përbashkët, ndajnë edhe interesa të përbashkëta zhvillimore. Projekte madhore si rruga Tetovë–Prizren janë dëshmi konkrete e këtij bashkëpunimi, i cili duhet të vazhdojë me përkushtim dhe vizion të qartë deri në përfundim”, tha Kasami.

Ai shtoi se pas përfundimit të zgjedhjeve, Tetova dhe komunat e Kosovës do të punojnë për thellimin e bashkëpunimit rajonal, integrimin ekonomik si dhe forcimin e lidhjeve njerëzore e institucionale ndërmjet dy vendeve.

Kasami përfundoi se bashkëpunimi mes komunave shqiptare në rajon është kyç për zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim më të fortë ekonomik e kulturor në të dy anët e kufirit.

https://www.facebook.com/share/p/1EzQ3VmpzK/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More