Kasami nga Sellca dhe Vica: Malësia e Tetovës zgjedh zhvillimin dhe dinjitetin

nga D. V.

Shkup, 27 tetor – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar takime me banorët e Sellcës dhe Vicës, ku ka folur për projektet e realizuara dhe planet për zhvillimin e mëtejshëm të Malësisë së Tetovës.

Kasami theksoi se banorët e këtyre zonave kanë vlerësuar punën e bërë deri më tani dhe mbështesin vizionin për një Tetovë të zhvilluar dhe me dinjitet.

“Malësia e Tetovës zgjedh zhvillimin dhe dinjitetin. Sellca dhe Vica vlerësojnë punën dhe nuk pranojnë të keqpërdoren,” u shpreh Kasami, duke falënderuar për mikpritjen e ngrohtë të qytetarëve.

Ai shtoi se më 2 nëntor Tetova do të vulosë “Fitoren e Madhe”, duke ftuar qytetarët të bashkohen për të vazhduar rrugën e zhvillimit dhe përmirësimit të jetës në komunë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More