Kasami: Sot nis themelimi i partisë VLEN

nga Xh M

Shkup, 29 prill – Ka mbaruar mbledhja e koalicionit VLEN në të cilën morën pjesë Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi bashkë me anëtarët e kryesisë së partive LD, LB dhe AAA.

Pas mbledhje, Bilall Kasami i Besës njoftoi se është formuar kryesia e përbashkët. Ndërkaq i pyetur për kryetarin, tha se do të zgjedhet në ditët në vijim.

“Unë e përmenda, se në mbledhjet e radhës, në ditët në vijim do të flasim edhe për organet e tjera duke përfshirë këtu edhe lidershipin e partisë. Ajo që është me rëndësi që nga sot nisim homogjenizimin dhe ngritjen e strukturave të përbashkëta atë që e kemi paralajmëruar – themelimin e një subjekti të vetëm politik”, tha Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More