Katër ditët e fundit të fushatës zgjedhore, partitë politike vazhdojnë me aktivitetet e tyre

nga D. V.

Shkup, 14 tetor – Kanë mbetur katër ditë deri në heshtjen zgjedhore para zgjedhjeve që do të mbahen më 19 tetor. Aktivitetet zgjedhore të partive vazhdojnë dhe sot.

Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të mbajë tubime dhe takime me qytetarët në komunat Probishtip, Kratovë, Rankovcë dhe Kriva Palankë. Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski, do të mbajë një konferencë për shtyp.

LSDM-ja opozitare do të vizitojë komunat e Shkupit si Saraj dhe Çair, këtë pasdite. Në mbrëmje, karvani i LSDM-së do të jetë në komunat Novaci, Resnjë dhe Manastir.

Përfaqësuesit e VLEN-it do të kenë një takim me Odën Tregtare të Maqedonisë Veriperëndimore.

Kryetari i së Majtës, Dimitar Apasiev, kandidati për kryetar të Shkupit, Amar Mecinovic dhe udhëheqësit e listave dhe kandidatët për këshilltarë do të kenë takime me qytetarët në Kisela Vodë.

Konferencë për shtyp do të mbajnë nënkryetari i BDI-së, Arber Ademi dhe kandidati për kryetar të Sarajit Blerant Ramadani. Konferencë për media gjithashtu do të mbaj edhe kandidati i pavarur për kryetar të Shkupit i mbështetur nga platforma qytetare “Të Pavarurit Së Bashku”, Goran Markovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More