Kedev: Është i nevojshëm kontroll në shëndetësinë private, por edhe në shëndetësinë publike sepse edhe aty ka ndërhyrje të panevojshme

nga D. V.

Shkup, 19 shtator  –Intenca jonë nuk është që të kontrollohen vetëm spitalet private, por edhe shëndetësia publike sepse edhe aty ka përhapje të madhe të ndërhyrjeve të panevojshme, stentime të panevojshme dhe kjo dëshmohet shumë lehtë, thotë kardiologu Sashko Kedev, i cili bashkë me edhe dhjetëra kolegë të tij publikisht dolën dhe dorëzuan dokumentacion mjekësor në Ministrinë e Shëndetësisë për raste të ndërhyrjeve të panevojshme kardiologjike. 

“Gjithçka bëhet pa asnjë kontroll, madje edhe në qendrat në krijimin e të cilave kam marrë pjesë. Shpresoj që kontrolli do t’i eliminojë këto parregullsi dhe do t’i mbrojë pacientët nga procedurat e panevojshme. Kujdesi shëndetësor privat dhe publik duhet t’i nënshtrohen kontrollit dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë. Megjithatë, nevojitet kontroll i vërtetë. Nuk kemi nevojë për kontroll administrativ-ligjor, por nga ekspertë. Me këtë, jam i sigurt se shumë burime financiare do të drejtohen drejt përmirësimit të vërtetë të shërbimeve shëndetësore dhe po ndajmë mjete të mjaftueshme për të pasur kujdes shëndetësor falas”, deklaroi Kedevi në paraqitjen e mbrëmshme si mysafir në emisionin “Shou i natës me Bogdan Ilievskin” në TV Alfa.

Vlerëson se është e arsyeshme të ketë spitale private dhe që u mundësua të mbijetojë kardiokirurgjia në vend në vitin 2000, por kontroll duhet të ketë.  

“Drejtori i atëhershëm i FSHM, Vojo Mihajjlovski i cili ishte i përfshirë në hapjen e kardiokirurgjisë, nuk pagoi asnjë ndërhyrje pa pasur pesë nënshkrime dhe mendim konsultativ nga kardiologë invazivë ose kardiokirurgë. Nëse e kemi atë kontroll do të mundësohet që privatët të punojnë siç duhet, të mos ketë keqpërdorime, ndërsa në spitalet publike të mos ketë stentime dhe ndërhyrje të panevojshme”, deklaroi Kedevi. 

Нашата интенција не е само приватните болници да се контролираат, туку и јавното здравство зашто и таму има голема пролиферација на непотребни интервенции, непотребни стентирања и тоа е многу

Sipas tij, duhet të ashpërsohen kriteret jo vetëm për ndërhyrjet por edhe për incizimet, sepse, siç theksohet, çdo incizim e rrit rrezikun nga sëmundje malinje. Shumë shpesh ka nevojë, por ka edhe shumë të a.q. incizime parandaluese pa indikacione adekuate. 

Për atë si të vendoset kontrolli, Kedevi vlerëson se nuk duhet të mbyllen institucionet private, por të vendoset kontroll adekuat dhe të mundësohet siguri dhe paqe te qytetarët. 

“Nuk mund të ketë fitim në kujdesin shëndetësor, dhe nëse ka, nuk është nga pacientët e vërtetë, sepse ata që shkojnë realisht për ndërhyrje kirurgjikale, ato ndërhyrje janë të shtrenjta dhe nuk mund të ketë fitim këtu. Pacientët duhet të kenë të drejtën e zgjedhjes, por shteti duhet të kontrollojë. Këtu është FSSH që paguan, dhe së dyti MSH që jep leje për të hapur një institucion shëndetësor dhe ata janë të detyruar të kryejnë kontrolle”, theksoi Kedevi. Zgjidhja e problemeve në kujdesin shëndetësor, sipas tij, nuk lidhet me politikën, por me ekspertizën.

Problem, siç thotë, është edhe largimi në spitalet private të kuadrit i cili formohet në shëndetësinë publike dhe në të cilin shteti investon në edukimin e tij. Ka vërejtje edhe për reklamimin e shpeshtë të trajtimeve, shërbimeve dhe mjeteve shëndetësore, të cilat ndoshta nuk janë mbuluar me ligj, në vend që të promovohet mënyrë e shëndoshë e jetës. 

Mjeku Kedev këshillon për edukim parandalues të pacientëve dhe mënyrë të shëndoshë të jetës që të mos ketë komplikime shëndetësore, veçanërisht të sistemit kardiovaskular, të cilat janë arsyeja kryesore për vdekje te ne dhe në botë. Nevojitet edhe edukim kur duhet të bëhen kontrolle parandaluese, përmes të cilave, siç bëri të ditur, shumë shpesh “gjuhen” pacientë dhe fillohen procedura invazive të cilat nuk janë të nevojshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More