Më 21 shtator 2025, rreth orës 00:05, në Stacionin Policor në Zherovjan, F.E. (59) nga fshati Tenovë ka raportuar se më 19 shtator 2025, rreth orës 21:00, dy persona L.Z. dhe J.Z. nga fshati Pirok kishin hyrë në oborrin e shtëpisë së saj dhe ishin sjellë në mënyrë agresive duke e kërcënuar.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.