Kërcënoi policët me armë dhe thikë, arrestohet 27-vjeçari nga Tetova

nga D. V.

Më 05 tetor 2025, rreth orës 14:30, në rrugën “Fushanska” në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB Tetovë kanë arrestuar S.B. (27) nga Tetova, pasi dyshohet se ka kërcënuar me pistoletë dhe thikë punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një pistoletë e markës “Walther” me një karikator dhe gjashtë fishekë, si dhe një thikë.

Personi është ndaluar në stacionin policor të Tetovës, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës penal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More