“Kërçova ka bij që s’e harrojnë vendlindjen – Fatmir Dehari falënderon diasporën për mbështetjen e jashtëzakonshme

nga Redaksia

Zvicër, 5 tetor – Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Kërçovës, Fatmir Dehari, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me diasporën kërçovare dhe shqiptare në Zvicër.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Dehari shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e bashkëatdhetarëve jashtë vendit, duke theksuar se “mbështetja e popullit është zëri më i fuqishëm që mund të dëgjohet, dhe sot, ai zë vjen nga ju”.

“Në Zvicër, në çdo shtëpi kërçovare e shqiptare, ndjej dashurinë dhe përkushtimin tuaj për vendlindjen. Jam i përmbushur deri në qiell nga kjo mbështetje dhe nga kjo dashuri që më keni dhënë. Ju jeni fryma e vërtetë e patriotizmit, shembulli i bashkimit dhe i dashurisë ndaj vendlindjes”, theksoi Dehari.

Ai falënderoi veçanërisht Shoqatën “Kërçova” për organizimin e mrekullueshëm të ngjarjes, si dhe kryetarin e saj Resul Mehmedi, çdo anëtar aktual e të mëparshëm, dhe të gjitha shoqatat e tjera shqiptare që morën pjesë në aktivitet.

“Bashkë dëshmuam se Kërçova është një, shqiptaria është një. 2025–2029, udhëheqim shqip! Na priftë e mbara dhe Zoti qoftë me ne!” — përfundoi Dehari, mes duartrokitjeve të të pranishmëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More