Chelsea nuk ka asnjë plan për ta dhënë në huazim talentin brazilian Estevao Willian, sipas burimeve të brendshme të klubit dhe raportimeve të Daily Mail.
Anësori 18-vjeçar është transferuar zyrtarisht nga Palmeiras dhe tashmë është bërë pjesë e skuadrës së parë në urdhrat e trajnerit Enzo Maresca.
Pavarësisht interesimit nga disa klube që kërkojnë huazimin e tij për një sezon, Chelsea ka vendosur ta mbajë lojtarin në Londër.
Klubi e sheh Estevaon si një element të rëndësishëm për sezonin 2025/26 dhe pret që ai të përshtatet gradualisht me Ligën Premier.
Burime të Daily Mail pranë lojtarit besojnë se ai është gati për këtë hap të madh në karrierë dhe nuk ka nevojë për eksperienca të tjera jashtë klubit.
Edhe vetë trajneri Maresca thuhet se është entuziast për ta përfshirë brazilianin në planet e tij që nga ndeshjet e para të sezonit.
Estevao pritet të sjellë shpërthim dhe kreativitet në krahët e sulmit, ndërsa Chelsea vazhdon të investojë te lojtarët e rinj me potencial të madh.