Kevin Spacey mohon se është i pastrehë: Titujt ishin të gabuar

nga D. V.

Kevin Spacey shkaktoi bujë ditët e fundit pasi deklaroi se ishte “duke jetuar në hotele” dhe “në Airbnb”, duke shtuar se “nuk kam një shtëpi”, çka bëri disa media të shkruanin se aktori ishte bërë i pastrehë. Por në një video të publikuar në Instagram, 66-vjeçari tha se këto interpretime ishin të gabuara dhe se nuk ishte i pastrehë “në kuptimin e zakonshëm”, sipas “USAToday”.

Spacey sqaroi se komentet e tij në intervistën për “The Telegraph” flisnin për lëvizjet e vazhdueshme për shkak të punës dhe vështirësive financiare, por jo për mungesë strehimi. Ai tha se dëshironte të përgjigjej jo për mediat, por për mijëra njerëz që i kishin dërguar mesazhe duke i ofruar ndihmë dhe një vend ku të qëndronte.

“Jam sinqerisht i prekur nga bujaria juaj”, u shpreh ai.

Aktori kritikoi gazetën për një titull “me qëllim të gabuar” që, sipas tij, krijoi përshtypjen e rreme se ai ishte i pastrehë. Spacey shtoi se është i vetëdijshëm se shumë njerëz jetojnë vërtet në kushte të vështira ekonomike dhe se nuk dëshiron të krijojë përshtypjen se ai është një prej tyre.

Që nga viti 2017, Spacey është përballur me rreth 15 akuza për ngacmim dhe sulm seksual, të cilat ai i ka mohuar. Disa çështje kanë shkuar në gjykatë, por ai nuk është dënuar nga asnjë trup gjykues. Skandali shkaktoi rënien e menjëhershme të karrierës së tij, duke përfshirë heqjen nga seriali “House of Cards”.

Pavarësisht kësaj, Spacey thotë se skandali tani është “në pasqyrën e pasme” dhe se ai është përqendruar te puna. Ai është rikthyer gradualisht në projekte të reja dhe ka interpretuar në disa role pas vitit 2021, përfshirë filmin “The Contract” në vitin 2024.

Aktori beson se Hollivudii po i hap sërish dyert, ndërsa pretendon se disa figura të fuqishme të industrisë janë të gatshme ta përfshijnë në projekte të reja.

“Kjo do të ndodhë në momentin e duhur”, tha ai, duke shtuar se industria duket sikur po pret “lejen” nga dikush me autoritet të madh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More