Ish-kampioni i UFC-së në kategorinë e lehtë, Habib Nurmagomedov, ka tërhequr së fundmi vëmendjen në rrjetet sociale pas një videoje ku dukej sikur refuzonte të fotografohej me një vajzë.
Megjithatë, arsyeja e këtij veprimi u bë e qartë shumë shpejt dhe nxiti reagime pozitive në publik.
Në video, Habibi – i njohur për qëndrimet e tij të forta fetare dhe stilin e jetesës pa kompromis – shihej duke hezituar të pozonte me një vajzë që i afrohej me një gotë në dorë.

Thuhet se përmbajtja e gotës dyshohej të ishte alkool, gjë që Habibi, si praktikant i fesë islame, e shmang në çdo formë, qoftë edhe simbolike apo vizuale.
Pas momentit të parë, vajza vendosi të lërë gotën mënjanë dhe t’i afrohej sërish pa të.
Këtë herë, Habib u tregua i buzëqeshur dhe pranoi të bënte një foto me të, duke dëshmuar se qëndrimi i tij kishte të bënte me parimet dhe jo me mungesë respekti ndaj fansave.
Ky gjest u vlerësua nga shumë ndjekës në rrjetet sociale, të cilët e përgëzuan për besnikërinë ndaj bindjeve të tij dhe për mënyrën e respektueshme se si e trajtoi situatën.

Habib, i cili u tërhoq nga sporti me një rekord të pastër prej 29 fitoreve dhe asnjë humbje, aktualisht është i përkushtuar ndaj trajnimit dhe mentorimit të luftëtarëve të rinj, kryesisht përmes bashkëpunimit me ekipin “American Top Team”.
Ai ishte gjithashtu i pranishëm në finalen e fundit të Ligës së Kampionëve, ku u fotografua me lojtarët e PSG-së pas fitores 5-0 kundër Interit. Ndërkaq, para pak kohësh, Habib kishte refuzuar edhe një shtrëngim duarsh me gazetaren Kate Scott të CBS-it, sërish për arsye fetare.
Just wanted a pic 😂 #khabib #ufc #khabib_nurmagomedov ♬ sad SpongeBob music – michael
Rastet si ky i fundit e kanë bërë Habibin një figurë jo vetëm të suksesshme në sport, por edhe një simbol të përkushtimit ndaj parimeve personale në jetën publike.
