Kina dhe Portugalia të gatshme për të forcuar bashkëpunimin

nga V.E.

Kina është e gatshme të forcojë shkëmbimet strategjike me Portugalinë dhe t’i ngrejë marrëdhëniet dypalëshe tha presidenti i Kinës Xi Jinping gjatë takimit të martën në Pekin me kryeministrin e Portugalisë Luis Montenegro.

Xi vuri në dukje që Kina dhe Portugalia janë vende me histori të gjatë dhe të dy popujt kanë natyrë të hapur, përfshirëse, përparimtare dhe autonome. Të dyja palët e zgjidhën siç duhet çështjen e Makaos në bazë të konsultimeve miqësore. Vitet e fundit, të dy vendet kanë arritur rezultate të rëndësishme në bashkëpunimin në fusha të ndryshme, duke shërbyer si shembull i respektit të ndërsjellë dhe i përfitimeve të përbashkëta midis vendeve me sisteme e gjendje të ndryshme. Sivjet është 20-vjetori i krijimit të partneritetit të gjithanshëm strategjik midis Kinës dhe Portugalisë. Me këtë rast, të dyja palët duhet të trashëgojnë miqësinë tradicionale, ta besojnë e ta përkrahin njëra-tjetrën, të forcojnë integrimin midis strategjive të zhvillimit të tyre, të zgjerojnë bashkëpunimin pragmatik në fushat e inovacionit, zhvillimit të gjelbër, detarisë, farmaceutikës etj., dhe të shfrytëzojnë rolin e veçantë të Makaos si urë, për të arritur më shumë leverdi reciproke dhe përfitime të përbashkëta të një niveli më të lartë.

Nga ana e tij, kryeministri portugez i përcolli presidentit Xi përshëndetjet e sinqerta të presidentit Marcelo Rebelo de Sousa. Montenegro tha se praktikat e suksesshme gjatë 25 vjetëve të kaluar vërtetojnë plotësisht që qeveria e atëhershme portugeze mori një vendim të drejtë. Portugalia do të vazhdojë të ndjekë politikën e “Një Kine” dhe nuk do t’i harrojë kurrë ndihmën dhe përkrahjen e palës kineze në kohën më të vështirë për ekonominë portugeze. Pala portugeze ngul këmbë në thellimin e bashkëpunimit miqësor dhe pret të shtojë besimin politik reciprok me palën kineze, të thellojë lidhjet ekonomiko-tregtare dhe të shtojë bashkëpunimin dypalësh në fusha si investimet e ndërsjella, energjetika, financat, shëndetësia dhe administrimi i ujit.

Montenegro theksoi se Kina luan rol jetik në çështjet ndërkombëtare. Pala portugeze është dakord me idetë e rëndësishme që përmban Nisma e Qeverisjes Globale e paraqitur nga presidenti Xi dhe është e gatshme të mbrojë bashkërisht multilateralizmin. Pala portugeze dëshiron që pala kineze të japë kontribut më të madh për përmirësimin e qeverisjes globale. Kina është një partnere e pazëvendësueshme e Evropës dhe Portugalia është e gatshme të luajë rol aktiv për nxitjen e zhvillimit të shëndetshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve evropiano-kineze.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More