Kina dhe ShBA-ja zhvillojnë bisedimet ekonomike e tregtare në Kuala-Lumpur

nga Xh M

Më 25–26 tetor në Kuala Lumpur të Malajzisë u zhvilluan bisedimet për çëshjet ekonomike e tregëtare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuara nga He Lifeng, zëvendëskryeministër dhe përfaqësues kryesor i palës kineze për çështjet tregtare dhe sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessent, dhe Përfaqësuesit Tregtar të ShBA-së, Jamieson Greer.

Të dyja palët, zhvilluan shkëmbime të thelluara dhe konstruktive mbi një sërë çështjesh të rëndësishme ekonomike dhe tregtare, përfshirë masat e ShBA-së sipas Seksionit 301 që vendosin tarifa portuale mbi transportin detar dhe industrinë e ndërtimit të anijeve, zgjatjen e mëtejshme të pezullimit të tarifave të ndërsjella, çështjen e tarifave të fentanilit dhe bashkëpunimin në fushën e kontrollit të fentanilit , tregtinë e produkteve bujqësore dhe kontrollin e eksporteve.
Palët arritën një konsensus fillestar për shqetësimet e ndërsjella dhe ranë dakord të përcaktojnë më tej detajet specifike ,duke ndjekur procedurat e brendshme të miratimit në vendet e tyre.

He Lifeng theksoi se thelbi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare midis Kinës e Shteteve të Bashkuara është bashkëpunimi me përfitime të ndërsjella. Nëse të dyjapalët bashkëpunojnë, mund të përfitojnë; nëse përplasen, dëmtohen që të dyja. Ruajtja e zhvillimit të qëndrueshëm të marrëdhënieve tregtare dypalëshe është në përputhje me interesat themelore të të dy vendeve e popujve të tyre ,si edhe me shpresat e bashkësisë ndërkombëtare. Lidhur me mosmarrëveshjet dhe tensionet gjatë bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, të dyja palët duhet të udhëhiqen nga parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta, duke gjetur nëpërmjet dialogut dhe konsultimeve të barabarta mënyra të përshtatshme përzgjidhjen e shqetësimeve të ndërsjella.

Pala amerikane u shpreh se marrëdhëniet ekonomike dhe tregëtare ShBA–Kinë janë marrëdhënie me ndikim global dhe ShBA-ja është e gatshme të zgjidhë dallimet dhe të forcojë bashkëpunimin me Kinën mbi bazën e barazisë dhe respektit, për të arritur zhvillim të përbashkët.

Të dyja palët ranë dakord që të shfrytëzojnë plotësisht mekanizmin e bisedimeve tregtare Kinë–ShBA, të mbajnë komunikim të ngushtë mbi çështjet me interes të ndërsjellë në fushën ekonomiko-tregtare dhe të promovojnë zhvillimin e shëndetshëm, të qëndrueshëm e afatgjatë të marrëdhënieve tregtare Kinë-ShBA, duke sjellë përfitime për popujt e të dy vendeve dhe duke kontribuuar në lulëzimin global.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More