Kina filloi rinovimin e rreth 53.000 zonave të vjetra urbane të banimit në 10 muajt e parë të vitit, treguan të dhënat nga Ministria e Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural.
Vendi planifikon të fillojë rinovimin e gjithsej 54.000 zonave rezidenciale këtë vit. Sipas ministrisë, deri në fund të tetorit, tetë rajone të nivelit provincial, përfshirë Jiangsu, Shangai dhe Tianjin, kishin filluar ndërtimin e të gjitha projekteve të tyre të planifikuara të rinovimit, shkruan “Xinhua”.
Si pjesë e nismave për rinovimin urban, Kina ka filluar rinovimin e 258.800 zonave të vjetra urbane të banimit që nga viti 2019. Nga kjo kanë përfituar rreth 44.34 milionë familje dhe rreth 110 milionë banorë, deklaroi në gusht Qin Haixiang, zëvendësministër i Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural.
Deri në fund të vitit 2023, sipërfaqja e banimit për frymë në zonat urbane të Kinës i tejkaloi 40 metra katrorë.