Kina kërkon uljen e menjëherëshme të tensioneve në konfliktin Izrael – Iran

nga Xh M

Kina i kërkoi Iranit dhe Izraelit të ndërmarrin menjëherë hapa për të ulur tensionet , pasi Teherani nisi një breshëri sulmesh me raketa ndaj qyteteve izraelite dhe Izraeli goditi objektiva ushtarake thellë brenda Iranit.

Ministri i jashtëm kinez Wang Yi në biseda telefonike me homologët e vet iranian dhe izraelit, duke theksuar urgjencën e situatës, nënvizoi se rajoni qëndron në një pikë kritike. Ai tha se Kina është e gatshme të mbajë komunikimin me të gjitha palët përkatëse për të luajtur një rol konstruktiv në lehtësimin e tensioneve.

Kina gjithmonë i mendon dhe i trajton çështjet rajonale në bazë të të drejtave e të metave të vetë çështjes dhe u ka kërkuar Izraelit dhe Iranit t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre përmes dialogut, duke kërkuar një mënyrë të bashkëjetesës paqësore. Kina është e gatshme të luajë një rol konstruktiv në këtë drejtim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More