Një aktivitet përkujtimor madhështor u zhvillua të mërkurën në Pekin në kuadrin e 80 vjetorit të fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe të Luftës Antifashiste Botërore. Presidenti kinez Xi Jinping, së bashku me 62 krerë shtetesh e qeverish dhe të organizatave ndërkombëtare morën pjesë në këtë aktivitet.
Kreu i shtetit i Kinës pas fjalimitntë mbajtur kaloi në revistë trupat që marrin pjesë në përkujtimin e Ditës së Fitores.
Në paradën ushtarake në vijim që përbëhet nga 45 formacione, Kina demonstroi për herë të parë forcën e saj bërthamore tokësore, detare dhe ajrore bashkërisht. Formacioni i parë i raketave bërthamore përbëhet nga raketa me rreze të gjatë të lëshuar nga ajri JL-1, raketa ndërkontinentale të lëshuara nga nëndetëset JL-3, raketa ndërkontinentale të lëshuara nga toka DF-61 dhe raketa e re ndërkontinentale e lëshuar nga toka DF-31BJ.
Ndërkohë në formacionin e dytë të raketave bërthamore u paraqit raketa bërthamore strategjike ndërkontinentale me lëndë djegëse të lëngshme DF-5C, e cila mund të godasë çdo objektiv në mbarë botë.
