Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës , Lin Jian , në një konferencë të rregullt për shtyp, komentoi një memorandum të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të premten, i cili përshkruante kufizime të mëtejshme për investimet e dyanshme me Kinën.

“Memorandumi renditi Kinën si një “kundërshtar të huaj” për arsye të sigurisë kombëtare dhe vendosi masa të ndryshme diskriminuese. Ne shprehim keqardhje dhe e kundërshtojnë me vendosmëri këtë, madje kemi paraqitur ankimime serioze ndaj palës amerikane”.tha Lin.

Shtrëngimi i rishikimeve të sigurisë që synojnë investimet kineze në Shtetet e Bashkuara, godet rëndë besimin e kompanive kineze dhe dëmton mjedisin e biznesit në SHBA. Rritja e kufizimeve për investimet amerikane në Kinë, po ndërhyn artificialisht në vendimmarrjen e pavarur të kompanive amerikane duke shtrembëruar rrjedhën e shkëmbimeve të investimeve midis dy vendeve, tha Li
