Kina publikoi të enjten një listë të përditësuar të barnave të përfshira në sigurimet mjekësore kombëtare, duke shtuar 91 të reja, sipas Administratës Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore. foto: VCG
Çmimi i barnave të sapopërfshira në listë do të ulet 63 për qind mesatarisht, me një pakësim të kostos për pacientët që vlerësohet se do të arrijë një vlerë mbi 50 miliardë juanë (rreth 6.95 miliard dollarë) në vitin 2025.
foto: VCG
Lista e përditësuar përfshin ilaçe për tumoret, për sëmundjet kronike si diabeti, për sëmundjet e rralla, si edhe ilaçe antiinfektive dhe psikiatrike. Ndërkohë janë hequr gjithashtu 43 ilaçe që janë zëvendësuar klinikisht ose nuk prodhohen a furnizohen më.
Ky është viti i shtatë me radhë që autoriteti i sigurimeve mjekësore i Kinës bënë ndryshime në listë, duke e rritur numrin e përgjithshëm të barnave në 3 159 dhe duke përmirësuar ndjeshëm mbulimin për sëmundjet kronike e ato të rralla, si edhe për mjekimet pediatrike.