Ministria e Tregtisë e Kinës priti të dielën një tryezë të rrumbullakët, me kompanitë e financuara nga Shtetet e Bashkuara, duke rikonfirmuar angazhimin e Kinës për reforma dhe hapje mes tensioneve tregtare globale.

Signage at a Tesla store in Colma, California, US, on Thursday, Jan. 2, 2025. Tesla Inc.’s annual vehicle sales dropped for the first time in more than a decade despite a year-end push that sent deliveries to a record in the fourth quarter. Photographer: David Paul Morris/Bloomberg
foto nga VCG
Ling Ji, zëvendësministri i tregtisë dhe zëvendës përfaqësuesi i tregtisë ndërkombëtare i Kinës, kryesoi takimin, ku morën pjesë përfaqësues nga më shumë se 20 kompani amerikane, duke përfshirë “Tesla”, “GE” “Healthcare” dhe “Medtronic”.
Pavarësisht nga pasiguritë globale, Kina mbetet e vendosur në rrugën e saj drejt reformave dhe hapjes, tha Ling, duke vënë në dukje se multilateralizmi është një zgjidhje e pashmangshme kundrejt sfidave me të cilat po përballet bota. Dera e Kinës drejt botës së jashtme, vetëm sa do të hapet më gjerë.
Ai përsëriti se politikat e Kinës për tërheqjen e investimeve të huaja, nuk kanë ndryshuar dhe nuk do të ndryshojnë.
foto nga VCG
Ministria do të vazhdojë të mbrojë të drejtat dhe interesat legjitime të ndërmarrjeve të huaja në Kinë, përfshirë ato nga Shtetet e Bashkuara, dhe do t’i përgjigjet në mënyrë aktive shqetësimeve të tyre, tha Ling.
Tryeza e rrumbullakët erdhi në mes të një raundi të ri tensionesh tregtare, pasi Shtetet e Bashkuara së fundmi rritën tarifat ndaj partnerëve tregtarë, përfshirë Kinën. Ling e dënoi masën, duke e quajtur atë një goditje serioze ndaj sistemit të tregtisë shumëpalëshe të bazuar në rregulla dhe një shkelje të të drejtave legjitime të kombeve të tjera.
foto nga VCG
Si përgjigje, Kina ka marrë kundërmasa të forta, që synojnë jo vetëm mbrojtjen e të drejtave të ndërmarrjeve të prekura – përfshirë kompanitë e financuara nga ShBA – por edhe lejimin e Shteteve të Bashkuara të kthehen në kornizën shumëpalëshe, tha Ling.
Duke i quajtur vetë Shtetet e Bashkuara si shkaku kryesor i trazirave aktuale, Ling u kërkoi bizneseve amerikane që operojnë në Kinë, të shqyrtojnë situatën në mënyrë objektive, të shprehin perspektiva racionale dhe të ndërmarrin hapa pragmatikë për të ndihmuar në stabilizimin e zinxhirëve globalë të furnizimit, si edhe për të promovuar bashkëpunimin për përfitime reciproke.