Kishin kthyer banesën me qira në ‘strehë’ prostitucioni në Durrës, arrestohen tre kineze

nga L. M

Fenomeni i prostitucionit po vazhdon të zgjerojë gjithnjë e më shumë aktivitetin e tij në bregdet, policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shfrytëzimit të shtetaseve të huaja për qëllime fitimi.

Operacioni i koduar “Space” çoi në zbardhjen e një tjetër aktiviteti kriminal, që vepronte në plazhin e Durrësit.

Pas një hetimi trejavor, u arrestuan tre shtetase kineze të moshave 41, 43 dhe 47 vjeçe. Në çastin e ndërhyrjes së policisë në apartament njëra prej tyre shihet e veshur me hixhab. Gjatë operacionit u proceduan penalisht edhe 5 shtetas shqiptarë të përfshirë në këtë veprimtari. Paraprakisht dyshohet se ata janë klientë.

Gjatë kontrollit në apartament, policia gjeti dhe sekuestroi si prova materiale tre pasaportat e shtetaseve kineze, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga prostitucioni, 8 celularë dhe 11 karta bankare të lëshuara nga banka të Kinës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Operacioni u drejtua nga Prokuroria e Durrësit dhe u zhvillua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale.

Përgjatë një viti policia e Durrësit ka goditur të paktën edhe 6 raste të tjera të ushtrimit të prostitucionit me shtestase të huaja kryesisht nga Kina dhe vendet e Amerikës Latine. Me kthimin e Shqipërisë në një nga destinacionet më të frekuentuara turistike, fenomeni i prostitucionit me shtetase të huaja ka njohur një rritje të ndjeshme në Durrës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More