Një deklaratë e fortë ka ardhur nga trajneri gjerman, Jurgen Klop, në mbështetje të Florian Virc, pas kritikave që kanë ardhur në drejtim të mesfushorit të Liverpulit, për paraqitjet e tij të para me në radhët e kampionëve të Anglisë në fuqi. Ndër të tjera, ish-tekniku i “Reds” theksoi se cilësia e Virc është e padiskutueshme dhe se çdo diskutim rreth formës së tij është i ekzagjeruar.
“Nuk keni pse të shqetësoheni për Florianin, sepse cilësia e tij është e jashtëzakonshme. Gjithçka është në rregull dhe të gjithë e dinë këtë. Diskutimi është thjesht i fryrë, më shumë sesa duhet”, tha Klop për RTL. Ai shtoi se Virc është një “talent që vjen një herë, në një shekull”, i cili shumë shpejt do të tregojë vlerat e tij në çdo ndeshje, ashtu siç bëri te Bajer Leverkusen.
Gjithashtu, Klopp ka dashur të vendosë në vëmendje faktin se ambienti i qëndrueshëm te Liverpuli dhe mbështetja e klubit do ta ndihmojnë lojtarin të kalojë çdo vështirësi. “Ai ka një mjedis të qëndrueshëm te Liverpuli. E pikërisht, klubi është i madh në momente të tilla. Nëse dikush është i shqetësuar, nuk ka përse. Mjaft më tani!”, përfundoi të shprehet Klop, duke mos kursyer edhe një buzëqeshje. Këto fjalë pritet të qetësojnë tifozët e Liverpul, të cilët kanë pritur shumë nga transferimi rekord i Virtz, por që ende nuk ka shpërthyer në Premier Ligë.
Dëmtohet Konate – Ndërkaq, kampionët e Premier Ligës, Liverpul, kanë marrë një goditje të vogël pas largimit të qendërmbrojtësit Ibrahima Konate nga kampi i Francës, gjatë pushimit ndërkombëtar. Edhe pse ai ishte thirrur nga trajneri për të qenë pjesë e ekipit kombëtar, Konate u detyrua të largohej sepse kishte pësuar një dëmtim në minutën e 56-të të ndeshjes, ku Liverpul humbi 2-1 ndaj Çelsit javën e kaluar.
Konate, i cili është cilësuar si një lojtar kyç për skuadrën e Liverpulit, kishte shpresuar për tu rikthyer në formë të plotë dhe për të kontribuar në ndeshjet e radhës. Ai ishte thirrur për ndeshjen ndaj Azerbajxhanit, por nuk kishte mundësi të udhëtonte për sfidën e radhës në Islandë. Ky është një lajm i keq për trajnerin Arne Slot, i cili tashmë po përballet me disa sfida në skuadër për shkak të dëmtimeve të tjera. onate kishte startuar sezonin me ambicie dhe ishte një faktor ndihmues në mbrojtjen e Liverpool-it.
Edhe pse humbja ndaj Çelsit ishte një goditje e rëndë për skuadrën, ky dëmtim vjen në një moment delikat pasi ekipet ballafaqohen me një kalendar të ngjeshur ndeshjesh, si në ligën vendase ashtu edhe në garat evropiane. Dëshira e Konate, për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë është evidente, por ja që situata e tij aktuale kërkon kujdes dhe vëmendje nga stafi mjekësor. Ajo çfarë është më e rëndësishmja është që ai të rikuperohet plotësisht para se të rikthehet në aktivitetin e plotë, për të shmangur ndonjë problem të ri të mundshëm.