Pas largimit nga stoli i Liverpoolit në 2024, Jurgen Klopp ka zbuluar se do t’i rikthehet Botërorit, por jo për të drejtuar ekip, por si ekspert televiziv në MagentaTV.
Televizioni ka njoftuar se Klopp do të jetë pjesë e panelit të analistëve gjatë turneut të madh në SHBA, Kanada e Meksikë.
Në një video të publikuar nga vetë Klopp në Instagram, ai “tregon nostalgjinë” për fushën dhe atmosferën e stadiumeve:
“Po kthehem, jo si trajner. Unë do të jem analist për MagentaTV në Botërorin 2026″, tha Klopp.
