Kocevski do të prononcohet brenda afatit të paraparë me ligj

nga Xh M

Shkup, 6 mars – Kryeprokurori Lupço Kocevski e ka marrë propozimin e Qeverisë për shkarkimin e tij dhe do të prononcohet me shkrim në afatin e paraparë me ligj. Siç njoftoi Prokuroria, sot Këshilli i Prokurorëve ka dorëzuar propozimin për shkarkimin e tij, të dorëzuar nga Qeveria. Sipas afateve ligjore, Këshilli duhet të dërgojë mendim brenda 15 ditëve. Më 11 shkurt 2025, Qeveria ka marrë vendim që të iniciojë procedurë për shkarkimin e Prokurorit Publik të Shtetit Kocevski, i cili në këtë pozitë është zgjedhur një vit më parë dhe mandati i tij zgjat 6 vjet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More