Komandanti i KFOR-it takohet me Sekretarin e Jashtëm britanik, flasin për sigurinë në Kosovë

nga D. V.

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, priti sot në takim Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy.

Gjatë takimit, KFOR-i thotë se, Barduani ndau pikëpamjet e tij për situatën aktuale të sigurisë në të gjithë rajonin dhe nënvizoi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Barduani uroi gjithashtu Lammyn për kontributin e kahershëm të Britanisë së Madhe në KFOR dhe në stabilitetin rajonal.

Lammy takoi edhe një delegacion të kontingjentit britanik në Camp Film City, të cilit i drejtoi vlerësimin e saj për angazhimin e tyre të vazhdueshëm ndaj Operacionit “Joint Enterprise”.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë është takuar sot edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, pas të cilit kanë pasur një adresim për media.

Lammy tha se lidhjet e fuqishme mes dyja vendeve reflektohen edhe në administratën e re. Ai përmendi ish-kryeministrin britanik, Tony Blair dhe rolin e tij në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, duke thënë se progresi që është arritur në Kosovë që atëherë duhet të mbështetet në këto kohë sfiduese globale, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Është ndjenjë shumë e mirë të kthehem përsëri në Kosovë. Lidhjet e fuqishme mes dy popujve tanë është diçka shumë e vlefshme për mua dhe kolegët e mi në administratën e re. E keni pritur Tony Blair këtu vitin e kaluar dhe roli i tij rreth ndërhyrjes së NATO-s ka qenë një prej arritjeve të tij më të mëdha dhe është e qartë kur vini në Kosovë dhe e shihni progresin e jashtëzakonshëm që është arritur, dhe është progres që duhet ta mbështetim në këto kohë të vështira me zhvillimet globale”, tha ai. /Reporteri.net/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More