Shkup, 28 nëntor – Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi sot ka njoftuar se në periudhën e kaluar merr parashtresa nga grupe të ndryshme qytetarësh, të cilët ankohen për diskriminim për shkak të munngesës së transportit publik në Shkup.
Në komunikatë theksohet se shumë grupe qytetarësh varen nga transporti pubik që t’i realizojnë të drejtat e tyre themelore njerëzore si e drejta e arsimimit, lëvizjes, shëndetit, punës, qasjes në shërbime tjera.
“Mungesa e transportit publik në mënyrë joproporcionale prek një grup të caktuar qyetarësh si gra, të rinj dhe nxënës, pensionistë dhe persona tjerë të rritur, romë që jetojnë në lagje më të largëta nga qendra e qytetit. Në mënyrë të veçantë është shqetësuese gjendja me transportin publik nga lagjja Shuto Orizare, ku përkohësisht qarkullojnë vetëm transportues privatë, me çka kryhet diskrimin shtesë në bazë të përkatësisë etnike dhe racore”, njoftuan nga Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.
Shprehin shqetësim edhe për pamundësinë që nxënësit ta vizojnë mësimin, ta realizojnë të drejtën e arsimimit për shkak të mungesës së transportit publik, të garantuar me nenin 44 të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku është theksuar se arsimimi është i kapshëm për secilin nën kushte të barabarta
“Në mungesë të transportit publik rritet përdorimi i automjeteve private dhe e rrit frekuencën në qarkullim, që ndikon drejtpëdrejtë në ndotjen e ajrit dhe në pamundësinë e të drejtën për mjedis të shëndetshëm jetësor. Konform nenit 43 të Kushtetutës secili person i angazhuar ta avancojë dhe mbrojë mjedisn jetësor dhe Republikën është i detyruar të sigurojë kushte për realizimin e të drejtës së qytetarëve për mjedis të shëndetshëm jetësor”, njoftuan nga Komisioni.
Për këto shkaqe, nga Komsioni apelojnë deri te autoritetet qendrore dhe lokale që t’i anash interesat dhe urgjentisht të miratojnë zgjidhje afatgjate për avancimein e qasjes në transportin publik.