Komuna e Obiliqit nënshkruan dy memorandume mirëkuptimi me Ministrinë e Mjedisit

nga D V

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, nënshkruan dy Memorandume Mirëkuptimi me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Në kuadër të thirrjeve publike të kësaj ministrie, Komuna e Obiliqit ka aplikuar dhe është përfitues i dy projekteve të rëndësishme: Programi i Banimit të Përballueshëm Social, dhe Programi i Banimit Social Adekuat, me fokus në komponentën e tretë, që synon rindërtimin ose rinovimin e shtëpive private për familjet në nevojë.

“Përmes këtyre marrëveshjeve, Komuna e Obiliqit dhe Ministria do të bashkëfinancojnë dhe zbatojnë programet për të krijuar kushte më të mira banimi për familjet më të cenueshme të komunës sonë”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ky bashkëpunim është një tjetër hap drejt përmirësimit të mirëqenies sociale të qytetarëve të Obiliqit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More