Komuna e Pllasnicës me projekt të ri për shërbime më cilësore komunale, Jaoski: Po përmirësojmë shërbimet ndaj qytetarëve

nga Xh M

Pllasnicë, 30 shtator – Komuna e Pllasnicës ka bërë me dije se ka realizuar një projekt të rëndësishëm – blerjen e një traktori Tafe 6530 4WD me kabinë dhe kovë për pastrimin e borës, i cili do të ketë rol të madh për funksionimin e Ndërmarrjes Publike Komunale “Komunalec” Pllasnicë, në shërbim të qytetarëve të komunës.

Kryetari i Komunës, Alija Jaoski, theksoi se ky investim është vetëm një hap në përmirësimin e kushteve të punës dhe të shërbimeve për qytetarët. Deri në fund të vitit pritet të realizohet edhe blerja e tre kamionëve (dy me kapacitet 4 tonë dhe një me kapacitet 8 tonë) për mbledhjen e mbeturinave, si dhe shpërndarja e 1,500 koshave të vegjël dhe 500 kontejnerëve të mëdhenj për mbeturina për popullatën.

Ky projekt do të rrisë efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve, do të përmirësojë mbledhjen dhe depozitimin e mbeturinave, si dhe do të kontribuojë për një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë banorët e Pllasnicës.

“Kujdesi për qytetarët, infrastruktura moderne dhe misioni për një komunë më të mirë janë prioriteti ynë i përhershëm. Ne mbetemi të përkushtuar për një komunë stabile, moderne dhe prosperuese,” tha Jaoski.

https://www.facebook.com/share/v/1D3Y2SWPEq/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More