Komuna e Tetovës promovoi ueb faqen e re zyrtare

nga D. V.

Tetovë, 24 shtator – Sot në ambientet e Komunës së Tetovës u promovua faqja e re zyrtare e internetit të komunës.

Faqja e re (tetova.gov.mk) është më transparente dhe ofron shumë lehtësira për dhënien e shërbimeve onlajn për qytetarët, marrjen e formave dhe kërkesave të tjera, pa pasur nevojë që qytetari të paraqitet personalisht në komunë, duke kursyer kështu kohë.

Faqja është pasuruar me shumë informacione të reja dhe të dobishme, për komunën, ndërmarrjet publike, por edhe për qytetin në përgjithësi.

Në ditët e ardhshme, faqja do të vihet në përdorim provizorisht, ndërsa gjatë kësaj periudhe të gjithë mund të japin propozime dhe sugjerime nëse mendojnë se diçka nuk është përfshirë ose është lënë pa qëllim jashtë.

Sugjerimet mund t’i dërgoni në adresën e mëposhtme: proffice@tetova.gov.mk.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More