Komunikacioni hekurudhor zhvillohet normal dhe pa ndërprerje

nga Xh M

Shkup, 12 janar – Komunikacioni hekurudhor i udhëtarëve zhvillohet normal dhe pa ndërprerje, me vonesa minimale të cilat tejkalohen shpejtë falë intervenimeve nga ekipet kujdestare nga NP “Infrastruktura” në terren, njoftuan nga Ministria e Transportit.

Theks i veçantë, theksohet, është vendosur në intervenimet te pikat kritike, duke siguruar lëvizje pandërprerë dhe të sigurt të trenave të udhëtarëve.

“Komunikacioni hekurudhor i mallrave zhvillohet me vonesa të vogla, të cilat kryesisht janë shkaktuar nga kthesa me borë ose të ngrira. Ndërmarrja publike ‘Infrastruktura – Hekurudha’ gjithashtu me ekipe kujdestare në vazhdimësi punon në pastrimin dhe mirëmbajtjen e kthesave, duke mundësuar vazhdimësi në komunikacion”, njoftuan nga Ministria.

“Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut – Transport” dhe NP “Infrastruktura”, shtohet, mbeten të përkushtuara në sigurimin e shërbimit cilësor dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More