Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës, ndalesë për kamionë në disa akse rrugore

nga D V

Shkup, 14 janar – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë me mbetje bore pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë. Reshje bore me intensitet të ulët janë shënuar në Kërçovë, Presekë dhe Bukovë, njofton LAMM.

Ndalesë qarkullimi për mjetet e rënda ka në rrugët Gostivar – Mavrovë – Dibër, Gostivar – Strazhë – Kërçovë, Strumicë – Berovë, në Presekë, Gjavatë dhe Pletvar dhe në rrugën Tetovë – Kodra e Duellit.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More