Konfiskohet arsenal armësh në Çashkë, arrestohen dy persona

nga Xh M

Gjatë kontrollit në rajonin e Velesit, policia ka gjetur dhe sekuestruar arsenal të armëve dhe municion kurse ka arrestuar dy persona nga fshati Jabollçishtë i Poshtëm, komuna e Çashkës. Në shtëpinë e të arrestuarve M.Z 86-vjeç dhe M.Z 41 vjeçare janë gjetur pushkë gjuetie “Bajkall”, një pushkë gjuetie “Zastavë e kuqe”, karabinë “Hemerles”, dy nishane optike për pushkë, armë sinjalizuese me dritë dhe zë, pistoletë , 146 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 21 fishekë gjuetie, dy korniza për pistoletë, karabin “Zastavë e kuqe” i çmontuar në pjesë dhe karabin pa shenjë.

Gjithashtu me urdhër të Gjykatës Themelore Veles është kontrolluar edhe shtëpia e J.Z. gjithashtu nga fshati Jabollçishtë i Poshtëm, komuna e Çashkës, ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie “Bajkall” dhe 20 fishekë për pushkë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More