Kongresmeni republikan thotë se Presidentja Osmani takoi edhe Trumpin në New York

nga D. V.

Kongresmeni amerikan, Keith Self  është takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa ajo po qëndron në New York ku po merr pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Republikani Self teksa ka shkruar për takimin me Osmanin, ndër të tjera ka thënë se presidentja Osmani është takuar edhe me presidentin amerikan, Donald Trump.

“I jam mirënjohës presidentes Osmani të Kosovës që kaloi kohë me mua dje pas takimeve të saj me presidentin Trump dhe anëtarët e Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Keith në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More