Mandatari i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në fjalimin e tij në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ka thënë se për herë të parë në jetën parlamentare Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk arriti ta legjitimojë me votë Qeverinë, raporton Ekonomia i Online.
Ai tha se do të ishte arrogancë që vendi të dërgohet dhe njëherë në zgjedhje, duke thënë se kush garanton se do të shmangen ato edhe në mars.
“Për herë të parë në jetën e vet parlamentare Kuvendi i Republikës nuk arriti ta legjitimojë me votë Qeverinë e shtetit. Votimit të 26 tetorit i parapriu një krizë 6 mujore e cila ishte rezultat i pamundësisë për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Viti 2025 do të mbahet mend si një vit shumica e të cilit humbi në përpjekje të themelimit të institucioneve kushtetuese, Kuvendit dhe Qeverisë përkundër kësaj arritjet e shtetit të Kosovës nuk janë të vogla”, tha ai.
Ai tha se shkuarja në zgjedhje të reja është rraskapitëse edhe për qytetarët por edhe për KQZ-në e humbje e miliona eurove.
“Tash jemi në fazën e mandatarit të dytë për krijimin e Qeverisë me këtë amozimitet në spektrin tonë politik vështirë që do ta arrijmë edhe një konsensus edhe për zgjedhjen e presidentit në muajin mars. Pa një Qeveri të re vendi ynë e ka të sigurtë vetëm një gjë, thellimin e krizës aktuale. Përmes krijimit të kësaj qeverie ne synojmë gjëra bazike për shtetin tonë. Së pari synojmë ta kursejmë Kosovën nga dy palë zgjedhje elektorale. Do të ishte arrogancë ta çonim vendin tonë ën zgjedhje. Patëm zgjedhje në shkurt ë këtij viti, e pastaj dy raundesh zgjedhje në tetor e nëntor. Tash ne shkojna në zgjedhje të reja në dhjetor kush na garanton që do të shmangim ato edhe në mars. Nuk ka kurrfarë garancie, e nëse kjo ndodhë institucionet tona duhet të jenë të përgatitura, pro për qytetarët është rraskapitëse, për KQZ një sfidë që kurrë nuk e kanë provuar. Kurse për taksat e popullit edhe 8 milionë tjera të harxhuar pa nevojë”, deklaroi ai mes tjerash
Ai tha tregoi veprimet që do të ndërmarrin.
“Buxheti i shtetit për vitin 2026, disa marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare, ekzekutimi i pagave të RTK-së, si dhe miratimi i buxhetit për komunat Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok,” tha ai.
