Kosova arrin fitoren e parë në FIBA U16 EuroBasket 2025

nga L. M

Kosova triumfoi ndaj Moldavisë në FIBA U16 EuroBasket 2025, Divizioni C, me rezultat 43:56 (9:13, 8:9, 17:21, 8:13).

 

Kjo ishte fitorja e parë për vashat e Kosovës në këtë Evropian. Ndeshja nisi më mirë për vajzat e Kosovës, të cilat fituan dy çerekët e parë me rezultat 9:13 dhe 8:9, duke ndërtuar një epërsi të qëndrueshme.

Në pjesën e dytë, Dardanet e reja vazhduan me ritëm të lartë, duke dominuar në mbrojtje dhe sulm. Ato fituan edhe çerekun e tretë dhe të katërt, duke siguruar fitoren me rezultat të përgjithshëm 43:56.

Kjo ishte ndeshja e fundit në grupe për Kosovën, që shënoi edhe fitoren e parë. Të premten është ditë pushimi, derisa Evropiani në Pejë vazhduan të shtunën me sfidat interesante.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More