Kosova bëhet shkaktare që Haaland të thyejë një rekord të madh të Kane dhe Mbappe

nga D V

Sulmuesi norvegjez i Manchester Cityt, Erling Haaland ka thyer një rekord të madh me het-trikun e shënuar të mërkurën mbrëma ndaj Kosovës.

Haaland shënoi het-trikun e tij të 22-të në karrierë, duke shënuar të gjithë golat e Norvegjisë në fitoren 3-0 në miqësoren kundër Kosovës.

Sipas faqes së njohur Squawka, Haaland tani ka më shumë het-trik se Harry Kane, Kylian Mbappe dhe Sergio Aguero, të cilët kanë nga 21 sosh.

 

Nëntë nga het-trikët e Haalandit kanë ardhur me fanellën e Cityn, ku më e fundit e tij ishte performanca me katër gola kundër Wolves muajin e kaluar.

Ai tani ka shënuar 30 gola në 32 paraqitje për Norvegjinë dhe 90 gola në 98 ndeshje për Cityn.

Haaland gjithashtu mban disa rekorde për het-trik në Ligën Premier, duke qenë lojtari më i shpejtë që shënon dy, tre, katër dhe pesë het-trik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More