Kosova me rritje të shkurorëzimeve, Peja në krye të listës

nga D. V.

Gjatë periudhës janar-qershor 2025, gjithsej 776 çifte në Kosovë kanë përfunduar martesën e tyre, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Vetëm në muajin qershor janë regjistruar 135 raste shkurorëzimesh, duke shënuar një rritje prej 19 për qind krahasuar me muajin paraprak, majin.

“Numri i shkurorëzimeve të regjistruara në Kosovë për muajin qershor është 135, që përbën një rritje prej 19% krahasuar me muajin maj,” thuhet në njoftimin zyrtar të ASK-së.

Sa i përket shpërndarjes sipas komunave, Peja ka shënuar numrin më të lartë të shkurorëzimeve për muajin qershor, me gjithsej 17 raste. Pas saj renditet Prizreni me 14 raste dhe Ferizaji me 13 raste. /Telegrafi/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More