Kosova U18 mbyll kampionatin në vendin e 22-të pas humbjes ndaj Azerbajxhanit

nga L. M
Në ndeshjen e fundit të FIBA Kampionatit Evropian U18 – Divizioni B, Kosova U18 u përball me Azerbajxhanin për vendin e 21-të në renditjen përfundimtare.
Dardanët e rinj luftuan fort dhe ishin në garë deri në fund të ndeshjes, por nuk arritën të përmbysin epërsinë e Azerbajxhanit në minutat vendimtare.
Ndeshja ishte e barabartë në shumë segmente, me momente të mira për Kosovën, por disa gabime në mbrojtje dhe mungesë qetësie në aksionet e fundit bënë që fitorja të shkonte në anën e kundërshtarit.
Me këtë humbje, Kosova e përfundon Kampionatin Evropian U18 në vendin e 22-të, pozita e fundit në këtë edicion të Divizionit B.
Përkundër rezultatit përfundimtar, pjesëmarrja në këtë kampionat ka sjellë përvojë të vlefshme për basketbollistët e rinj, të cilët pritet të
rriten e të kontribuojnë në të ardhmen për ekipet kombëtare.
📍 Pitesti, Rumani
📅 3 Gusht 2025
📊 Rezultati final: Azerbajxhani 81–77 Kosova

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More