Kosova U21 ka nisur grumbullimin për kualifikueset e Euro 2025

nga D V

Kombëtarja e Kosovës U21 ka nisur sot grumbullimin për ndeshjen e ardhshme kualifikuese për Euro 2025, që do të zhvillohet në Hungari kundër Izraelit.

Atmosfera në kampin e Dardanëve të rinj është shumë e mire, teksa ky është takimi i parë pas 6 muajve për ndeshjen e ardhshme.

Përzgjedhësi Afrim Tovërlani në stërvitjen e parë kishte në dispozicion shumicën e futbollistëve, përveç Arian Llugiqit, Bleron Krasniqit dhe kapitenit Valon Zumberi, të cilët janë të lënduar dhe në fazën e rikuperimit.

“Është një mundësi për të tjerët të tregojnë vlerën e tyre në mungesë të këtyre lojtarëve” tha Tovërlani.

Ai në listën e tij ka numër të madh të futbollistëve nga Superliga e Kosovës, teksa tha se kjo është si rezultat i rritjes së kualitetit në kampionatin vendor.

“Fillimisht, nuk ka ndarje të futbollistëve nga liga e Kosovës dhe nga vendet jashtë Kosovës. Do të mundohem gjithmonë që të jem korrekt dhe t’i thërras ata të cilët tregojnë më së tepërmi dhe janë në formë” u shpreh ai.

Kosova U21 garon në Grupin D të kualifikueseve evropiane, së bashku me Gjermaninë, Poloninë, Izraelin dhe Estoninë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More