Kosova voton – KQZ: Pjesëmarrja mbi 28% deri në orën 16:30, procesi pa probleme

nga Xh M

Kosova po mban votimet, ku qytetarët do të zgjedhin qeverinë e tyre të re për 4 vitet e ardhshme. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Qendrat e votimit janë hapur të gjitha dhe pa problematika në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Rreth 100 mijë të rinj dhe të reja do të votojnë për herë të parë. Numri total i votuesve është 2.075.868, përfshirë 1.970.944 votues brenda Kosovës dhe 104.924 jashtë saj. Lidhur me votimet e diasporës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se nga 20.324 qytetarë me të drejtë vote, 15.552 prej tyre votuan, duke shënuar një pjesëmarrje prej 73.56%.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka shpjeguar se deri në këtë orë (16:30) në zgjedhjet që po mbahen në Kosovë, kanë votuar 28.32% e votuesve, apo 558,246 qytetarë nga 1,970,944 votues të regjistruar.

Sipas tij, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja deri në orën 15:00 ishte 32.32%, që përkon me 567,934 votues.

“Deri në orën 15 kanë votuar 28. 32 për dina po 558 mijë e 246 votues nga 1,970,944. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e kaluara të vitit 2021 kishin Votuar 32.32 për qind, apo 567 mijë e 934votues”, ka thënë Radoniqi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More